Amir Rrahmani ka qenë nja nga lojtarët kyç për Napolin këtë sezon, ku së bashku me Kim Min-Jae kanë bërë një dyshe mjaft të fortë në mbrojtjen e “axurrëve”.
Për këtë arsye, Napoli nuk kërkon që ta humbasë mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, duke e “blinduar” me një kontratë të re.
Ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare deri në vitin 2028.
Duket se çdo gjë është e kryer dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.