Skuadra e Çellsit, është gati të largojë Kepa Arrizabalagan dhe Edouard Mendy-n këtë verë.
“Blutë” po planifikojnë një eksod në afatin kalimtar të verës, pasi disa nga lojtarët nuk e kanë treguar vetën.
Asnjëri nga gardianët nuk ka bërë përshtypje gjatë viteve të fundit dhe Tod Boehly ka kërkuar largimin e tyre qysh në verë.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, portieri i Borusia Dortmundit, Gregor Kobel është njeriu që duan të nënshkruajnë.
“Blutë” duan ta bëjnë Kobelin, i cili është 25 vjeç dhe po dhuron një sezon të mrekullueshëm, numrin 1 të portës së tyre. Më pas ata do të kërkonin të nënshkruanin me një portier të dytë me përvojë, i cili do ta zëvendësonte atë në rast të lëndimit.