Në prononcimin për GDS, Pep Guardiola u ndal edhe tek Erling Haaland. Bomberi norvegjez humbi një penallti ndaj Bayern Munchen, por më pas shënoi golin e Manchester City në barazimin 1-1 në Bavari.
Kampionët e Anglisë kaluan në gjysmëfinalet e Champions League falë triumfit 3-0 në “Etihad”.
Tani do të sfidojnë Realin e Madridit për një biletë në finalen e madhe, njësoj si edicionin e kaluar.
“Erling është gjithmonë i gatshëm kur kemi nevojë për të.
Po flasim për një djalë të ri që e ka të ardhmen përpara. Ai do të mësojë shumë me kalimin e kohës, por di të them që është një makineri e jashtëzakonshme.
Një makineri e pabesueshme golash! I pëlqen shumë të ndjejë presion.
Erling ka treguar personalitet. Penalltia e humbur ndaj Bayernit? Ai donte shumë ta gjuante atë penallti.
Do të mësojë shumë në të ardhmen, pas këtij gabimi do të jetë më shumë i sigurt me kalimin e kohës. Lojtarët e mi e ndjejnë shumë eksperiencën që kemi fituar në Champions.
Duam të mbyllim mirë këtë kompeticion. Ama, të gjithë e kemi të qartë që për të fituar trofeun duhet të mposhtim Realin e Madridit.
Më parë duhej fituar ndaj Barcelonës, tani duhet të mposhtim Realin për të mbërritur te trofeu”, deklaroi trajneri spanjoll.