Ish-trajneri i RB Leipzigut, Ralf Rangnick, ka folur për kalimin e Christopher Nkunkusë te Chelsea.
Francezi raportohet se në dhjetor ka nënshkruar kontratë me dy herë kampionin e Evropës.
“Po mendoj për një lojtar për ardhjen e së cilit në Leipzig isha i përfshirë sadopak,” ka thënë Rangnicku për ZDF-në.
“Për mua, njëri prej mesfushorëve sulmues më të mirë për momentin, sipas mendimit tim, vendosi të shkonte te Chelsea shumë herët”.
“A mund ta imagjinoni një lojtar aq të dalluar të vijë në një klub në të cilin është Chelsea tani?”
“Personalisht, kjo ma thyen zemrën. Po të isha këshilluesi i tij ose babai i tij, do të isha brengosur”.