Nesër në Shtip me fillim në orën 16:00 do të luhet ndeshja e parë e xhiros së 28-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shkendija ka ende gjasa për titull
Trajneri i Shkendijës, Qatip Osmani, flet për mediumin maqedon “Sportmedia”, duke thënë: “Na pret një udhëtim i vështirë.
Është e qartë se në Bregallnicë në këtë pranverë ka përparim në lojë, në rezultate me ardhjen e trajnerit Goran Zdravkov. Shtipjanët janë të pamposhtur deri më tani, kjo tregon shumë.
Ambiciet e Shkendijës janë të qarta, ne duam të vazhdojmë të jemi konkurrues në betejën për titull, kështu që nesër në Shtip shkojmë për fitore.
Pra, le të fitojë skuadra më e mirë.
Pres një derbi jashtëzakonisht cilësor, pres futboll të hapur nga të dyja palët dhe publiku i pranishëm në Shtip le ta shijojë duelin e kësaj të shtune mes dy skuadrave cilësore”.
Struga Trim Lum kryeson me 53 pikë, pasojnë Shkëndija 47, Shkupi 45, Sileksi 40, Bregallnica 37 sosh etj.