Xhaka ka një mesazh të fuqishëm për tifozët 

Futboll

Xhaka ka një mesazh të fuqishëm për tifozët 

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2023 Në ora: 16:02
Taulant Xhaka me shokë

Futbollisti nga Kosova, Taulant Xhaka, me ekipin e Baselit, po e kremtojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Conference League.

Një sukses i madh për ekipin zviceran, të cilët do të ndeshen me Fiorentinën në gjysmëfinale.

Xhaka ua kushton gjysmëfinalen tifozëve, të cilët e eliminuan skuadrën franceze Nice.

 “Tingëllon mirë, apo jo?” qesh veterani i Baselit, Taulant Xhaka (32 vjeç). 

“Kjo fitore është e tyre. Ishte një zhgënjim i madh që ata nuk mund të ishin aty.

Shpresoj që ata të jenë krenarë për ne”, tha mes të tjera Xhaka, transmeton mediumi zviceran “Blick”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat