Manchester United mund të largojë 17 lojtarë në verë

Futboll

Manchester United mund të largojë 17 lojtarë në verë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 16:59
Logo e Manchester United

Manchester United mund të largojë 17 lojtarë këtë verë në një përpjekje për të mbledhur 208 milionë sterlina.

Erik ten Hag është vendosur të ndërmarrë një rinovim masiv të skuadrës së tij në fund të sezonit.

Strategu holandez do të largojë  një mori yjesh që i konsideron të padëshiruar.

Midis tyre përfshin portierin David de Gea dhe kapitenin Harry Maguire. Anthony Martial, gjithashtu do të hapë rrugën pas tetë vitesh në klub.

Mesfushorët Fred dhe Scott McTominay janë dy lojtarë të tjerë në rrezik për t’u larguar nga Old Trafford, së bashku me mbrojtësin e djathtë Aaron Wan-Bissaka. Anthony Elanga, Victor Lindelof, Donny van de Beek dhe Brandon Williams, si dhe Eric Bailly dhe Alex Telles, të cilët u huazuan këtë sezon,  mund të largohen të gjithë.

David de Gea – 13 milionë £

Harry Maguire – 22 milionë £

Victor Lindelof – 13 milionë £

Phil Jones – kosto zero

Brandon Ëilliams – 9 milionë £

Aaron Ëan-Bissaka – 19 milionë £

Scott McTominay – 22 milionë £

Fred – 18 milionë £

Donny van de Beek – 15 milionë £

Anthony Elanga – 22 milionë £

Anthony Martial – 13 milionë £

Eric Bailly – 7 milionë £

Alex Telles – 11 milionë £

Axel Tuanzebe – 5 milionë £

Dean Henderson – 19 milionë £

wout weghorst – kosto zero (kthehet nga huazimi)

Marcel Sabitzer – kosto zero (kthehet nga huazimi)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat