Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka kritikuar UEFA-n dhe FIFA-n.
Arsyeja ishte kalendari shumë i ngarkuar që po e kanë klubet.
“Shumë stresues, shumë ndeshje.
Duhet të monitorojmë shëndetin e lojtarëve, sepse ata janë pjesa më e rëndësishme e futbollit.
Por të gjithë mendojnë vetëm për veten e tyre: liga mendon për veten, federata mendon për veten, UEFA mendon për veten, FIFA mendon për veten.
Është e keqe për futbollin.
Nuk është e drejtë. Diçka duhet të ndryshojë”, u tha Ancelotti gazetarëve gjatë një konference për shtyp të premten.
Real Madridi do të përballet nesër me Celta Vigon në shtëpi në kuadër të La Ligas.