Indrit Tuci ka gjetur rrugën e rrjetës në Kroaci duke ardhur nga stoli.
Sulmuesi kurbinas i dhuroi fitoren Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen shtëpiake ndaj Shibenik.
Ishte minuta e 80’ kur 22-vjeçari u zhyt me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte goli i pestë sezonal në elitën e futbollit kroat për Tucin, i cili numëron edhe tri asiste.
Me suksesin e sotëm, Lokomotiva është ngjitur në kuotën e 37 pikëve në vendin e gjashtë.
Për skuadrën kryeqytetase, në ndeshjen e sotme luajtën si titullarë Jon Mersinaj dhe Art Smakaj.