Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, ka folur me komplimente për teknikun e Romës, Jose Mourinhon, pasi skuadra e portugezit e eliminoi me rezultatin 4-1 nga Europa League.
“Ai më tha se nuk duhet të shikoj vetëm Napolin dhe Manchester City-n, por se do të më ndihmonte gjithashtu të shikoja Romën.
Epo, ndoshta ai ka të drejtë sepse duhet t’i bëj një kompliment të madh për karakterin që kanë treguar”-tha ai.
Më tej trajneri i holandezëve theksoi se Mourinho është shumë i zoti për t’i çuar lojtarët në limite.
“Ne e dimë se sa i mirë është Mourinho për t’i çuar lojtarët në limite.
Skuadra e tij luftoi. Sepse nëse mund të fitoni kundër këtij Feyenoord, duhet të jesh shumë i mirë”-vijoi Slot.