Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski, i është dashur vetëm pak kohë për të bindur drejtuesit e Fenerbahces për cilësitë e tij, ndaj gjiganti turk tani do të mendojë seriozisht për të mbajtur atë.
Gjatë dimrit, Fenerbahce u përpoq të hiqte qafesh Alioskin, trajneri Jesus shpesh nuk e përfshinte as në stol, por ish-futbollisti i Leeds qëndroi në klub, vazhdoi të punonte shumë dhe e priti rastin e tij.
Kur i erdhi rasti, e shfrytëzoi maksimalisht.
Sipas informacioneve të fundit nga Turqia, qëndrimi i klubit tani është që Alioski të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm, për të cilin së shpejti do të fillojnë negociatat me klubin Al Ahly nga Arabia Saudite.