Chelsea po kalon një sezon katastrofik.
Skuadra është vetëm e 11 në renditjen e Premier League për momentin.
Pas eliminimit nga Champions League pas një dueli me Real Madridin, Todd Boehly, një nga pronarët e klubit londinez, zhvilloi një takim privat, ku morën pjesë bankierë dhe partnerë biznesi.
Me zhvillimin e ngjarjes, ai pranoi gabimet në drejtimin e klubit, por nuk u fut në detaje, shkruan Daily Mail.
Chelsea do të luajë ndeshjen e radhës në Premier League më 26 prill kundër Brentford në shtëpi.