Arsenali zhgënjeu me barazim dhe tani e ka të rrezikuar pozitën e parë nga Manchester City.
"Topçinjtë" zhgënjyen në “Emirates”, duke luajtur baras (3:3) me Southampton-in, në takimin e javës së 32-të.
Arsenali tani ka 5 pikë e dy ndeshje më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.
Deri në minutën e 88-të, mysafirët avancuan me rezultat 1:3 por Arsenali u zgjua në finish duke shënuar dy herë përmes Odegaard (88' – nga rreth 17 metra) e lojtarit Saka (90' - nga afërsia).
Në minutën e 90+3, Trossard i Arsenalit i pafat, goditja e tij ndalet nga tërthorësja.
Për Southampton-in shënuan Alcaraz (1'), Walcott (14'), Caleta - Car (66') dhe për Arsenalin realizuan Martinelli (20') Odegaard (88') e Saka (090').
Granit Xhaka mungoi në këtë takim dhe u ndje dukshëm mungesa e tij në radhët e Arsenalit.
Arsenali në tre ndeshjet e fundit ka po aq barazime.
Arsenali kryeson me 75 pikë dhe Southampton është në fund me 24 sosh.