Arsenali është i interesuar për të nënshkruar me Mason Mount në afatin kalimtar të verës.
Gazetari i afërt me klubin, Charles Watts, ka raportuar se liderët e Premierligës po monitorojnë situatën e anglezit te Chelsea.
24-vjeçari do të largohet nga “Stamford Bridge” pas përfundimit të sezonit aktual, pasi ka refuzuar edhe ofertën për rinovim të kontratës.
Kontrata aktuale e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Sipas Watts, kontaktet e para janë bërë për një transferim të mundshëm të Mount në “Emirates”.
Në një lëvizje të tillë thuhet se mund të ndikojë Declan Rice, shoku i ngushtë i reprezentuesit të Anglisë, i cili mbetet objektivi kryesor i Arsenalit për afatin e verës.
Megjithatë, “Topçinjtë” edhe mund të përballen me një konkurrencë të fortë, pasi situatën e anëtarit të Chelseat po e monitorojnë edhe Manchester City, Newcastle United dhe Manchester United.
Mason Mount në tregun e transferimeve vlerësohet me 65 milionë euro.