Arteta: Tani s’e kemi më në dorën tonë

Futboll

Arteta: Tani s’e kemi më në dorën tonë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 11:19
Arteta

“Topçinjtë” kishin fituar 11 nga 12 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi në Premier Ligë ndaj skuadrave që e kanë nisur ditën në vend të fundit në klasifikim.

Hera e fundit që kryesuesit kishin lënë pikë ishte barazimi pa gola ndaj Bërnlejt në janar 2022.

Dhe trajneri Mikel Arteta është i zhgënjyer që skuadra e tij u ndal për herë të tretë radhazi pas dy ndalesave që i lejuan Mançester Sitit të afrohej momentalisht në vetëm 5 pikë, ndërsa kishte edhe një ndeshje më shumë në dispozicion përveç përballjes direkte të mërkurën në “Etihad”.

Spanjolli tha pas barazimit ndaj “shenjtorëve”: “Ajo për të cilën ne po luajmë është diçka e pabesueshme.

Klubi nuk ka luftuar për këtë pozicion për një kohë të gjatë.

Titulli tani nuk është më në duart tona, por ne duam ta fitojmë atë”.

Ai nuk mendon për përballjen direkte me Sitin në datë 26, ndërsa rivalët e Guardiolës kanë sot dy ndeshje më pak: “Kam shumë besim.

Kthesat janë pjesë e çdo gjëje në jetë, veçanërisht në futboll”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat