Olivier Giroud foli së fundmi për momentin më të vështirë të mbrëmjes “magjike” kundër Napolit në Champions League, me Milan që siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, penalltinë e humbur.
Sulmuesi tha për mediet franceze se e kishte pyetur Meret nëse e dinte se ku do e gjuante topin.
“Kur Meret priti penalltinë time, në fund të ndeshjes shkova ta pyes nëse e dinte se ku do të godisja.
Ai më tha: ‘Atje.’ Unë qëndrova i fokusuar.
Njësoj si mundësia që pata kundër Anglisë në Kupën e Botës, pastaj shënova menjëherë, e dija që do të kisha edhe ndaj Napolit një tjetër mundësi.”-tha Giroud.