“Tani për tani është legjitime të ëndërrojmë.
Fillova të luaj futboll me ëndrrën për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe tani që kanë mbetur edhe 3 ndeshje për ta bërë këtë, do të ishte marrëzi të mos e ëndërroja.
Ne jemi Milani dhe duhet të mendojmë kështu”, tha Calabria.
Davide Calabria, kapiteni i kuqezinjve, përpara se të përqendrohet në “Euroderby” kundër Interit, thotë se duhet të mendojnë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve të radhës, duke mposhtur Lecce në ndeshjen e radhës në “San Siro”.