Ylli i Napolit, Victor Osimhen tashmë është objektiv i top-klubeve evropiane.
Performanca e shkëlqyer këtë sezon të garave e sulmuesit nigerian, ka ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane si: Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe PSG.
Paris Saint-Germain sipas medieve të huaja, është i gatshëm t’ia paguajë Napolit hiq më pak se 150 milionë euro për Osimhen.
Parisienët më këtë superofertë synojnë ta fitojnë garën me klubet e interesuara për nigerianin.
Osimhen këtë edicion të garave, ka shënuar 26 gola dhe pesë asistime në 31 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, duke udhëhequr Napolin drejt titullit të kampionit në Serie A.