Taulant Seferi vijon me ecurinë pozitive, ndërsa ka gjetur rrugën drejt rrjetës ndaj Metalist Kharkiv, duke i dhënë barazimin ekipit të Vorskla Potava.
Skuadrat janë duke u ndeshur për raundin e 22-të të Premier League-s së Ukrainës, teksa deri në këto momente rezultati është 1:1.
Seferi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 26’, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas në minutën e 30’ sulmuesi shqiptar pati mundësin për të dyfishuar rezultatin për ekipin dhe të tijin personal, por penalltinë e dytë e humbi.