Napoli mund të përshëndetet me Victor Osimhen në fund të këtij edicioni.
Presidenti napolitan, Aurelio de Laurentiis, mendon ta largoj nigerianin për të mbushur arkat e klubit.
Interesim për top sulmuesin nga Nigeria kanë shfaqur Manchester United dhe Bayern Munchen.
E në rast se Osimhen largohet, Napoli do të hidhet pas sulmuesit Tammy Abraham.
Të preferuarit e tjerë për sulmin e napolitanëve janë Boniface i Saint-Gilloise dhe Hojlund i Atalantës.