Dragan Xhajiqi, njihet për heshtjen e tij por edhe për skenarët tinëzare të tij, në mbështetje të serbëve që organizojnë garat ilegale në shtetin e Kosovës.
Klubet sportive serbe që ekzistojnë në Republikën e Kosovës, punojnë me direktivat dhe sipas programit të Serbisë.
Siç shihet edhe një foto e 14 marsit të këtij viti, ditën kur Dragan Xhajiqi, u zgjodh pothuajse politikisht kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, pasi që nuk kishte kundërkandidat, duke u përshëndetur me një person dhe pas këtij personi është Igor Uljareviq, një farë kryetari ilegal i futbollit që vepron në një pjesë të Mitrovicës.
Askush nuk e di se cili është mesazhi që ua dha Xhajiqi këtyre ilegalëve, që veprojnë kundër shtetit të Kosovës.
Është e padurueshme që të shkelet sovraniteti i Kosovës, nga klubet serbe që veprojnë ilegalisht.
Askund në botë nuk ka që një shtet tjetër të organizojë gara në një shtet tjetër, siç vepron Xhajiqi me sojin e tij!
Xhajiqi edhe në të kaluarën është fut ilegalisht në shtetin tonë, duke i motivuar dhe mbështetur ilegalët, që nuk njohin institucionet e Kosovës.