Onana drejt largimit!
Pas edicionit shumë të suksesshëm në Champions League, portieri i Inter, Andre Onana me shumë mundësi do të largohet nga “zikaltërit” në merkaton e verës, me interesin e gjigantëve europian që sa vjen e shtohet për kamerunasin.
Në një situatë të tillë, klubit italian i duhet të gjejë një tjetër “pronar” për portën dhe referuar medieve italiane, ky problem është zgjidhur tashmë.
Në rast të largimit të Onanas, porta te Inter do i besohet Guglielmo Vicario, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Empolit dhe që treguar një formë të mirë në sezonet e fundit.