“Nuk kam biseduar me askënd, për mua është e rëndësishme të qëndroj te Brighton”.
Kjo është deklarata e fundit e trajnerit Roberto De Zerbi, emrit i të cilët përflitet te shumë skuadra të mëdha evropiane.
Ecuria e mire te Brighton ka bërë që italiani të kërkohet nga Chelsea, Roma apo Interi.
Megjithatë, De Zerbi mohon një largim nga Brighton duke thënë se nuk është momenti i duhur.
Italiani potencoi se në të ardhmen pret rikthimin në Serie A ndonëse preferon të ketë eksperiencë edhe në Gjermani dhe Brazil.