Pak muaj pas shkarkimit të Tomas Tuchel nga detyra e trajnerit të Chelsea dalin detajet e arsyes, e cila shtyu pronarin e klubit të merrte vendimin drastik.
Sipas mediave angleze rezultatet e dobëta të Chelsea-t në fushë nuk kishin asnjë lidhje me largimin e “TT” nga bankina e klubit londinez.
Mësohet se Tuchel ka dëshpëruar pronarin e klubit duke i mohuar vizitën në dhomat e zhveshjes.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Chelsea-t dhe West Ham në muajin shtator.
Presidenti Boehly kishte kërkuar që në pushim të atij takimi të zbriste në dhomat e zhveshjes së bashku me disa miqtë e tij. Mes grupit që do të shoqëronte presidenti ishte homologu i tij i LA Dodgers si dhe disa fëmijë.
Në atë moment takimi ishte në barazim dhe sipas dëshmitarëve Tuchel kishte reaguar keq përballë kësaj kërkese.
Refuzimi nga ana e gjermanit ka inatosur pronarin e Chelsea-t, i cili e shkarkoi trajnerin pas humbjes në Champions përballë Dinamos të Zagrebit.