Egnatia pret Laçin në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”, e cila për shkak të dënimit të rrogozhinasve, do të luhet në stadiumin “Partizani”.
Këta të fundit ndodhen në vendin e tretë dhe kërkojnë të ruajnë pozitat për të shkuar në Kupat e Europës.
Nga ana tjetër, kurbinasit kanë fituar dy ndeshje radhazi, duke lënë pas zonën e ftohtë dhe duke hedhur sytë nga Europa.
EGNATIA: Sherri, Malota, Atanda, Memolla, Fangaj, Akbegpornu, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Kasa, Duamena.
Trajner: Edlir Tetova.
LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Spahiu, Manellari, Ujka, Qato, Guindo, Shkurtaj.
Trajner: Stavri Nica.