Vesel Limaj gjeti golin në elitën rumune aty ku aktivizohet me skuadrën e Hermannstadt.
Ish-mesfushori i Tiranës realizioi në minutën e 11-të të ndeshjes ndaj Arges teksa goli i 26-vjeçarit ishte mjaft i bukur dhe i vështirë për nga mënyra e realizimit.
Fillimisht, Limaj iu desh ta ulte topin dhe më pas me një rrotullim shmangu mbulimin e mbrojtësve duke e dërguar sferë në cepin e portës aty ku portieri kundërshtar e kishte të pamundur për ta mbërritur.
Për Limaj ishte goli i parë në dhjetë ndeshje me fanellën e Hermannstadt teksa forma e mesfushorit duket se po vjen në rritje.
Edhe në javën e kaluar, Limaj ishte protagonist për ekipin e tij duke asistuar në fitoren 0-2 ndaj Miovenit.