Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ende nuk ka akord mes Roberto Firminos dhe Barcelonës, pavarësisht spekulimeve të fundit.
Firmino dhe Barcelona nuk kanë arritur marrëveshje, dhe nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë, dhe të dy palët kanë refuzuar spekulimet se është arritur akordi për transferim.
Firmino do të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë këtë verë, dhe është ende duke konsideruar opsionet e tij dhe ofertat nga shumë skuadra nga anë e mbanë bota.
Barcelona do të transferoj një sulmues të ri së zëvendësues të Lewandowskit. Firmino shihet si njëri nga opsionet, por ende nuk ka bisedime mes dy palëve.
Vitor Roque dhe Pierre Aubameyang janë dy opsionet e tjera, por ende nuk është vendosur asgjë.
Prioritetet e Barcelonës janë Inigo Martinez, Ilkay Gundogan dhe sigurisht superylli argjentinas, Lionel Messi.