Skuadra shqiptare, Kosova e Dusseldorfit, është gati për derbin e javës së 25-të të Bezirksliga në futboll.
Kuqezinjtë do të ndeshen me ekipin - Tsv Eller 04, sfidë që luhet nesër në orën 15.00.
Mysafirët janë kundërshtar i papërshtatshëm, ndërsa te Kosova është cilësia edhe përparësia e fushës.
Kryetari i klubit Bujar Neziri, me stafin e tij, kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme.
“Ndeshja e 25 kampionale na pret kundër TSV Eller 04”, njofton FC Kosova.
Kosova renditet në vend të dytë me 45 pikë dhe TSV Eller 04 është në të pestin me 37 sosh.