Bashkë me Lukaku-n dhe Pogba është dështimi i madh i merkatos së verës së kaluar.
Natyrisht po flasim për Charles De Ketelaere, që i ka kushtuar Milan-it plot 35 milionë euro (duke përfshirë edhe bonuset)
Deri tani fantazisti belg ka zhgënjyer dhe është kthyer në një zgjedhje të tretë për trajnerin Pioli, një rezervë e rezervës. Megjithatë, klubi ka marrë një vendim.
22-vjeçari ka koleksionuar 34 ndeshje, për 1.325 minuta në total. Shumë paraqitje nën rendiment, zero gola të shënuar dhe vetëm një asist për talentin e ri.
Më keq se kaq nuk mund të shkonte.
Por pavarësisht nga kjo duket se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë me kuqezinjtë. Për këtë është e sigurt La Gazzetta dello Sport.
Në fakt, e përditshmja prestigjioze italiane ka folur për një vendim të marrë nga Maldini dhe Massara. Ish-lojtari i Bruge do të largohet? Jo, as me formulën e huazimit. Për Gazzetta-n, Milan-i do t’i japë një shans të dytë duke u bazuar te shembujt e Tonali-t dhe Leao-s.