Voeller “tradhton” Romën

Futboll

Voeller “tradhton” Romën

Më: 22 prill 2023 Në ora: 17:46
Voeller

Roma-Bayer Leverkusen është një nga gjysmëfinalet e Europa League. Rudi Voller do i shijojë me emocione të dy takimet.

Me verdhekuqtë italianë ka një lidhje të veçantë, pasi ka luajtur si futbollist dhe ka drejtuar si trajner Romën. Por, Voeller e mbylli karrierën si futbollist te Bayer Leverkusen.

Më pas provoi disa aventura në “BayArena” si trajner dhe drejtor teknik i “Aspirinave”. 63-vjeçari uron që në finalen e madhe të luajë skuadra gjermane.

“Ndodhi e pashmangshmja: dy klubet e mia të preferuara do të përballen mes tyre.

Zemra ime rreh për Bayer Leverkusen në këto ndeshje, pavarësisht afërsisë që ndjej për Romën dhe për të gjithë qytetin.

Duke përfshirë edhe gruan time Sabrina. Roma fitoi Conference League vitin e kaluar, kështu që në rast se kualifikohet Leverkusen nuk do të ishte një goditje shumë e rëndë”, deklaroi ish-sulmuesi gjerman.

Juventus-Sevilla është dueli tjetër gjysmëfinal. Ndeshjet e Europa League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat