Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe në Shtip dhe përforcojnë hapin në luftë për titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.
Tetovarët e mposhtën me rezultat 1:0 Bregallnicën, në takimin e javës së 28-të.
Futbollisti Klisman Cake është autor i golit të fitores duke shënuar me kokë në minutën e 65-të.
Shkëndija zë pozitën e dytë me 50 pikë dhe ka tre pikë më pak se lideri Struga Trim Lum.
Bregallnica renditet në pozitën e pestë me 37 pikë të mbledhura.