Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Nottingham-it, në takimin e javës së 32-të.
"Reds-at" fitojnë tre pikë domethënëse në luftë për një vend në garat evropiane.
Një fitore me mund të madh pasi që Nottingham u tregua kockë e fortë për vendasit.
Për Liverpoolin shënuan Diogo Jota (47' e 55') dhe Salah (70') e për Nottingham realizuan Williams (51') e Gibbs - White (67').
Liverpooli është në vend të gjashtë me 50 pikë e Nottingham- i 19-ti me 27 sosh në Premier League.