Zëvendëstrajneri i Laçit, Klevis Hima, deklaron se barazimi ndaj Egnatias ka sjellë keqardhje në kampin e kurbinasve.
“Është keqardhje se ishte ndeshje direkte për luftën për Europën. Dihen cilësitë e Egnatias.
Siç e edhe rrodhi loja me karton të kuq, e gol të shënuar nga ne, është keqardhje normalisht për lënien e dy pikëve.
Në momentin që Egnatia mori të kuq, ata menduan vetëm të mbroheshin dhe tentuam me Mazrekajn e rrezikuam disi.
Por tentuam për cilësitë që ka ai dhe dihet që luan mirë në zonat e ngushta siç ishte mbledhur Egnatia. Tentuam dhe shënuam por pësuam një gol, që është gjynah ta pësosh në momentin më të mirë tonin”, tha Hima.