100 milionë euro do të jenë në arkën e West Hamit, nëse ky klub e pranon ofertën e Arsenalit për Declan Rice.
‘Topçinjtë’ sipas medieve britanike, janë të vendosur të transferojnë asin e West Hamit gjatë kësaj verë.
Menaxheri i West Ham, David Moyes qysh në vitin 2022 e kishte bërë të qartë se skuadra që e do Rice-n duhet ta paguajë tarife të lartë të ngjashme me transferimin e Enzo Fernandez tek Chelsea.
Rice po bën një sezon të madh tek West Hami. Falë formës së mirë, ai tashmë ka ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.
Por, siç raportohet, e ardhmja e yllit anglez mund të jetë në ‘Emiratës’, klub ky që është i gatshëm të shpenzojë para të majme në mënyrë që Rice-n ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm..