Trajneri kroat i Ferizajt, Andrej Panadiç ka theksuar se i dhemb zemra për lojtarët, pas humbjes 2:1 nga Malisheva. Ferizaj prej minutës së 12-të luajti me një lojtar më pak në fushë.
Tekniku kroat ka vërejtjet e tij edhe në vendimin për të përjashtuar portierin e Ferizajt.
“Ende besoj se do të mbesim në ligë.
Janë edhe gjashtë ndeshje. Nuk do të dorëzohemi.
Paraqitje heroike e lojtarëve tanë në një fatkeqësi”.
“Gati tërë ndeshjen luajtëm me një lojtar më pak. Dihet sa energji merr kjo.
Dhe në fund lojtarët ranë, por edhe kur ranë luajtën. Nuk kam parë ndonjë dallim mes ekipeve edhe pse luajtëm me një lojtar më pak”, ka thënë Panadiç.