Barcelona-Atletico Madrid është supersfida e javës së 30-të në La Liga.
Dueli i “Camp Nou” do të luhet të dielën (16:15).
Katalanasit kryesojnë kampionatin spanjoll me 11 pikë mbi Realin e Madridit. Xavi ka grumbulluar një adoleshent për duelin ndaj “armatës” së Diego Simeones.
Trajneri i Barcelonës ka lumturuar 15-vjeçarin Lamine Yamal, i cili luan si sulmues i djathtë.
“Lamine është një djalosh që mund të na ndihmojë, pasi ai është shumë i talentuar.
Ka shumë personalitet, është i aftë në lojën një kundër një dhe është shumë i fortë. Jam i bindur se ai do japë kontributin e tij.
Kam biseduar me të, është i lumtur dhe mirënjohës ndaj meje. Lamine është gati të zbresë në fushë”, deklaroi Xavi.