Pak ditë më parë, Andrea Agostineli u emërua trajneri i Beneventos në Serinë B italiane, duke e gjetur ekipin në një moment shumë të vështirë dhe duke luftuar për një biletë për të qëndruar në Serinë B.
Megjithatë, gjërat nuk kanë ndryshuar dhe Benvento e sheh veten në vendin e fundit edhe pas javës së 34.
Skuadra e Agostinelit, ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli ka barazuar sot me rezultatin 1-1 ndaj Palermos në transfertë.
Goli i shënuar nga Sala për vendasit u barazua nga Farias por nuk mjaftoi për të dalë me 3 pikë nga ky takim.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi për ish-trajnerin e Partizanit dhe Skënderbeut, teksa numëron 31 pikë, 4 më pak se vendi i 17 që të çon në Play Out dhe aktualisht, Benevento renditet e fundit kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje.