Teuta ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste ku më i miri ishte për Teutën me Albion Markun.
Në pjesën e dytë durrsakët dominuan ndeshjen ku shënuan edhe 2 golat.
Goli i parë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë nga Kallaku ndërsa në të 76’ Lorenco Vila dyfishoi shifrat. Në minutat shtesë, durrsakët patën mundësi të trefishonin shifrat me Çyrbjan po ky i fundit gaboi nga 11 metrat.
Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e 7-të me 38 pikë, ndërsa Erzeni pozicionohet në vendin e 6-të po me 38 pikë.
TEUTA 2-0 ERZENI
64′ Kallaku (P), 76′ L. Vila