Real Sociedadi arriti që të fitonte me përmbysje ndaj Rayo Vallecanos në përballjen e javës së 30-të të La LIgas.
Në pjesën e parë Oyarzabal arriti që të shënonte, por VAR-i i ndërpreu festën për shkak të një faulli.
Pavarësisht rasteve, pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që e dyta nisi më mirë për miqtë, që me anë të Isi Palazon kaluan në avantazh.
Festa e skuadrës nga Madridi zgjati vetëm 2 minuta, pasi Sorloth ia doli që të shënonte me kokë, duke barazuar rezultatin.
Tetë minuta para fundit, Sociedadi iu gëzua një autogoli te Lejeune, i cili fundosi rezultatin përfundimtar.
Sociedadi konsolidon pozitat në vendin e katërt me 54 pikë, ndërkohë që Rayo Vallecano mbetet e nënta me 40 pikë.