Sarri nuk përmbahet pas humbjes

Futboll

Sarri nuk përmbahet pas humbjes

Më: 22 prill 2023 Në ora: 22:40
Sarri

Mauricio Sarri nuk është përmbajtur pas humbjes 0-1 të skuadrës së tij përballë Torinos.

Sipas tij, ndeshja ishte ndikuar nga gjyqtari dhe për këtë çështje, ai nisi kritikat që te momenti kur nuk ishte dhënë penallti për Hysajn.

“Arbitri ndikoi te humbja. Penalltia ndaj Hysajt është neto.

Pastaj goli i Torinos lind nga një rivënie anësore e nisur disa metra brenda fushës. Ka ndikuar. Pyes veten se si 7 persona nuk i kanë parë këto gjera.

Djemtë u treguan të aftë, rrezikon të mbetesh me 9 apo 10 lojtarë me arbitrime të tilla”, ishin fjalët e Sarrit i cili më pas nuk u kursye në vlerësimet e tij edhe mbi faktin se Juventusit i janë kthyer pikët në renditje dhe tashmë i kërcënon pozicionin në kampionat.

“Nga pikëpamja ligjore nuk kam njohurinë e duhur për të dhënë një mendim.

Nga pikëpamja sportive, kampionati është i ndikuar.

Për shumë muaj kishte një klasifikim, tani është e ndryshme dhe mund të ndryshojë përsëri.

Shpresoj që ndokush nga anëtarët e drejtësisë sportive të japin dorëheqjen”, tha Sarri, i cili vazhdon të besojë se ekipi i tij është në garë të plotë për një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

“Mbeten 8 ndeshje deri në fund. Ne në 8 ndeshjet e fundit i kemi fituar pikë thuajse të gjithëve.

Mund të përmbysësh klasifikimin në 8 javë, ua kam thënë djemve gjatë javës.

Nuk ishte e thjeshtë më përpara, nuk është e pamundur as tani. Nuk duhet të bëjmë shumë llogari”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat