Real Madridi ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Celta Vigos, në takimin e javës së 30-të të kampionatit spanjoll.
Madrilenët treguan lojë më të mirë, si fryt i kësaj edhe shënuan fitore.
Asensio në minutën e 42-të e Militao në atë të 48-tën, shënuan për fitoren e Realit.
Reali renditet në vend të dytë me 65 pikë dhe ka 8 me pak se Barcelona, ndërsa Celta është në të 12-tin me 26 sosh.