Skuadra e Lensit ishte thjesht e papërmbajtshme në sfidën me Monacon, e zhvilluar në “Stade Bollaert-Delelis”, që e fitoi thellë 3-1.
Një reagim i jashtëzakonshëm i ekipit të drejtuar nga Haise, që vinte në këtë sfidë pas disfatës 3-1 me PSG-në.
Skuadra nga Principata e pati të vështirë t’i përballonte vendësit, që e zhbllokuan takimin me Opendan në minutën e 9-të, me të njëjtin autor që realizoi të dytin pak pasi kaloi çerek ore loje.
Në fillim të pjesës së dytë sistemi VAR i anuloi një gol mesfushorit Adrien Thomasson të Lensit, gjithsesi 29-vjeçari e gjeti në mënyrë të rregullt rrjetën në minutën e 56-të, duke e hipotekuar fitoren e vendësve.
Me këtë sukses Lensi parakaloi në renditje, qoftë përkohësisht, Marsejën, që zbret në vendin e tretë.