Inzaghi duhet të bëjë pa Mkhitaryan, rriten shanset për Asllanin.
Me kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League, tashmë vëmendja e Interit është përqendruar te sfida me Empolin në Serinë A.
Në prag të përballjes me toskanët, trajneri zikaltër duhet ta përgatisë skuadrën pa mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan, që sikurse shkruan “Sky Sport”, nuk do të udhëtojë me skuadrën për probleme personale (nuk kanë të bëjë aspak shqetësimet fizike).
Mosprania e Mkhitaryan rrit shanset për aktivizimin e Kristjan Asllanit, mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, i cili ishte titullar edhe në takimin e humbur me Monzën, ku u zëvendësua në minutën e 71-të nga Broszovic.