Trajneri i Sportingut në “radarin” e londinezëve!
Ruben Amorim është emri më i ri që ka dalë në skenë për të marrë drejtimin e Tottenham sezonin e ardhshëm.
Trajneri portugez ka tërhequr vëmendjen e londinezëve dhe mediet britanike kanë raportuar se drejtuesit e Tottenham do të takohen me agjentin e Amorim.
38-vjeçari drejton Sporting-un prej marsit të vitit 2020 dhe sezonin e parë fitoi titullin kampion, ndërsa më parë ishte pjesë e skuadrës së Braga-s.