Manchester City e ka arritur finalen e FA Cup.
“Citizens” triumfuan 3:0 ndaj Sheffield United në gjysmëfinalen e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.
Pas ndeshjes, Pep Guardiola e analizoi këtë përballje.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyer, nuk mund të harrojmë që tri ditë më parë ishim në Mynih.
Kemi vuajtur në disa ndeshje me topa të gjatë.
Në fund, me cilësinë e Riyad Mahrezit dhe djemve të tjerë, fituam”, deklaroi Pep.
Riyad Mahrez ishte ylli i kësaj ndeshje duke i shënuar të tre golat dhe mori vlerësim nga trajneri i tij.
“Cilësia e Rijadit është parë në kombëtaren e tij dhe gjithashtu në futbollin anglez, si te Leicesteri. Ka një mentalitet të madh konkurrues.
Ambicie e madhe për të shënuar gola.
Shënimi në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë ishte shumë i rëndësishëm”, tha spanjolli.