Klubi anglez, Liverpool raportohet se ka hequr dorë nga mbrojtësi i RB Leipzig, Josko Gvardiol.
Mbrojtësi kroat, i cili konsiderohet një nga më të mirët në Evropë, prej kohësh është në shënjestër të ‘The Reds’.
Sipas ‘Football Insider’, Liverpool nuk po planifikon të transferojë kroatin gjatë kësaj verë.
Ndonëse klubi nga ‘Anfield’ e pëlqen mbrojtësin Gvardiol, por çmimi i lartë që kërkon klubi gjerman është arsyeja që skuadra e Jurgen Klopp është tërhequr nga gara për transferimin e reprezentuesit kroat.
Gvardiol thuhet se po monitorohet edhe nga gjiganti katalonas, Barcelona.