Eneo Bitri ka arritur që të fitojë vendin e titullarit te Ostrava.
Shumë vështirësi në përshtatje për mbrojtësin shqiptar, i cili tani duket se i ka rritur pikët vetes, veçanërisht me golat e shënuar.
Menjëherë pas ndeshjes së djeshme të humbur ndaj Mladas me shifrat 1:0, trajneri i Ostravës, Pavel Hapal, ka folur për Bitrin.
“Ju gazetarët nuk i dini të gjitha gjërat.
Bitri kishte shumë probleme shëndetësore në fillim, e shqetësonte shpina.
Tani po përmirësohet ndeshje pas ndeshje, po duket shumë në formë. E fajësoj pak Bitrin vetëm se ndonjëherë bën pasime më të ngadalta.
Do të punojmë për këtë, por në mbrojtje është shumë i mirë”, tha Hapal.