Interi ka shijuar fitoren e parë pas pesë ndeshjeve në Serie-A duke e mposhtur Empolin në udhëtim me rezultat 3-0.
“Neroazzurrët” kishin katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit duke rrezikuar kështu vendet që dërgojnë në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.
Romelu Lukaku me dy gola dhe Lautaro Martinez me një kontribuan në fitoren e skuadrës së Simone Inzaghit.
Ajo tashmë ngjitet në vendin e pestë me 54 pikë, dy më pak se Roma e vendit të katërt.