Newcastle shënon 5 gola për 20 minuta ndaj Tottenhamit

Futboll

Newcastle shënon 5 gola për 20 minuta ndaj Tottenhamit

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:35
Pamje nga ndeshja

Newcastle i papërmbajtshëm, shënon 5 gola për 20 minuta, 5:0.

Newcastle i papërmbajtshëm në “St. James Park”.

Vendasit po dominojnë ndaj Tottenhamit, duke arritur të shënojnë plot 5 gola në harkun e 20 minutave të para dhe të vënë me shpatulla pas murit londinezët.

Nuk e mban vendi trajnerin Stellini, që largon nga fusha mbrojtësin Sarr dhe aktivizon Davinson Sanchez, pasi 5 gola për 20 minuta janë vërtetë shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat