Ndeshja mes PSV dhe Ajax e vlefshme për javën e 29-të të Eredivisie, u ndërpre në pjesën e dytë teksa tifozeria vendase shënjestroi lojtarin e “Harkëtarëve”, Steven Berghuis.
Vendasit hodhën disa gota birre në fushë me sulmuesin e kombëtares holandeze që u ndje i kërcënuar në ato momente teksa gjyqtari kryesor vendosi që ndeshja të ndërpritet përkohësisht.
“Nuk krahasohet PSG me Real Madrid”, mbrojtësi i “Los Blancos”: Duhej të isha në anën e fituesve
Kujtojmë se sfida momentalisht është në shifrat 2-0 për PSV teksa pritet që sfida të rifillojë normalisht.